Rreth meje

Përshëndetje! 

Lindur në Shqipëri dhe rritur në New York. Gjithmonë kam qenë e apasiunouar pas zhvillimeve të biznesit dhe marketingut. Nga udhëtimi nëpër botë si një këngëtare profesioniste shqiptare e deri në drejtimin e kompanisë time  www.voltekit.com

Unë linda djalin tim të parë Aidan në Mars 2019 & Jaden në Shtator 2020 por kjo nuk më ka ndaluar së punuari për karrierën time. Industria e IT është në epokën e shkëlqimit dhe ka kaq shumë për të mësuar dhe punuar në distancë. Së shpejti, unë do të filloj drejtimin e një organizatë jofitimprurëse që do të përqendrohet në ndihmën e fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Pasioni im është t’ju frymëzoj dhe inkurajoj që të keni sukses në karrierën tuaj ndërsa kujdeseni për fëmijët dhe familjen. Unë ndeshem me sfida të panumërta në lidhje me sipërmarrjen gjatë ditës, kështu që vendosa të ndaj këshillat e mia me nënat e tjera në karrierë. Përmes blogut tim dhe platformave të mediave sociale, unë i frymëzoj gratë që të gjejnë ekuilibrin e tyre me stilin e jetës, të zhvillojnë  mendimet pozitive dhe të shijojnë jetën. Sepse… Nëna, ne mundemi!

Ndarja e stilit të jetës dhe përvojave të mia do të ndihmojë nënat e tjera të fuqizohen dhe t’i motivojë ato të ndjekin ëndrrat e tyre. Ndihem sikur e kam gjetur qëllimin tim dhe ky qëllim është të përpiqem të kem sukses dhe të gjej mënyra të reja çdo ditë.

Më ndiqni në udhëtimin tim dhe le të frymëzojmë njëra-tjetrën ndërsa gëzojmë jetën.

Ledi

Më ndiqni në Instagram @ledivokshi

Termat e privatësisë

Kushtet e faqes

Të gjitha të drejtat e rezevuara Ledi Vokshi 2020